Ndërlidhjet

Belgjikë: Arrestohen edhe 5 të dyshuar, Abdeslam ende në ikje


Pamje e masave të shtuara të sigurisë në Bruksel
Pamje e masave të shtuara të sigurisë në Bruksel

Policia në Bruksel ka ndërmarrë më tepër bastisje, me ç’rast i ka arrestuar edhe pesë persona të dyshuar, derisa po vazhdon kërkimi për një të dyshuar për sulmet në Paris, i cili është ende në ikje.

Autoritetet belge më sot më herët kanë shpallur se i kanë arrestuar 16 vetë në ndërhyrjet në Bruksel dhe qytetin tjetër, Sharlerua, mbrëmë vonë.

Zëdhënësi i Prokurorisë federale të Belgjikës, Eric Van Der Sypt, tha se i dyshuari kryesor në këtë rast, militanti i lindur në Francë, Salah Abdeslam, nuk “është në mesin e të arrestuarve gjatë kërkimeve të mbrëmshme.

Në sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, janë vrarë 130 vetë dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Pas këtyre sulmeve, në pjesën më të madhe të vendeve evropiane, përfshirë Kosovën, janë shtuar masat e sigurisë.

XS
SM
MD
LG