Ndërlidhjet

Putin, Khamenei: Pajtueshmëri për Sirinë


Putin (majtas) dhe Khamenei gjatë takimit të sotëm në Teheran
Putin (majtas) dhe Khamenei gjatë takimit të sotëm në Teheran

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që për të parë herë prej vitit 2007, po qëndron për vizitë në Iran, është takuar sot me liderin suprem të këtij vendi, Ajatollah Ali Khamenei.

Duke e përshkruar takimin në Teheran si “konstruktiv”, zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska dhe Teherani janë kundër “përpjekjeve të jashtme për t’i diktuar skenarët e zgjidhjes politike në Siri”.

Rusia dhe Irani, që janë mbështetësit kryesorë të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë luftës civile në këtë vend, i kanë hedhur poshtë thirrjet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet, që presidenti Assad të largohet nga posti.

Rusia duket se i ka marrë në shënjestër grupet kundër Assadit, që ishin trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, gjatë sulmeve njëmujore ajrore në Siri.

Për këto sulme Moska thotë se janë të drejtuara kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Irani në Siri ka dërguar këshilltarë ushtarakë për ta mbështetur presidentin Assad.

XS
SM
MD
LG