Ndërlidhjet

Një jelek vetëvrasës gjendet pranë Parisit


Paris
Paris

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se kanë gjetur një jelek vetëvrasës, të ngjashëm me rripat vetëvrasës që janë përdorur gjatë sulmeve të 13 nëntorit në kryeqytetin francez.

Jeleku është gjetur i braktisur në një grumbull rrënojash në jug të Parisit.

Zyrtarët francezë kanë thënë se analizat e laboratorit kanë treguar se materiali shpërthyes në jelek, është i njëjtë me atë që është përdorur nga shtatë sulmuesit vetëvrasës në Paris.

Përgjegjësinë për këto sulme, që kanë lënë të vrarë 130 veta, e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Autoritetet franceze dhe belge janë ende në kërkim të njërit prej sulmuesve të dyshuar të Parisit, Salah Abdeslam.

Burime të sigurisë kanë thënë se është ende herët të konstatohet nëse jeleku i gjetur i përket Abdeslamit.

Brukseli është në qendër të hetimeve prejse është zbuluar se dy sulmues që kanë hedhur veten në erë në Paris, kanë jetuar në Belgjikë.

Brukseli është vënë nën alarmin më të lartë të kërcënimit të sigurisë, i cili pritet të vazhdojë edhe për një javë.

Pjesa tjetër e Belgjikës mbetet në nivelin e tretë të alarmit, çfarë do të thotë se sulmet shihen si të mundshme dhe të besueshme.

XS
SM
MD
LG