Ndërlidhjet

Kufiri me Malin e Zi të mos përdoret për politika ditore


Hartë ilustruese.
Hartë ilustruese.

Komisioni Shtetërorë për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit, rreth përcaktimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në një njoftim për media ata kanë thënë se tema e kufijve të Kosovës nuk bënë të bëhet për interesa të politikave ditore.

“Çështja e përcaktimit të kufijve është kusht i shtetësisë sipas të drejtës ndërkombëtare. Debati i ngritur së fundi rreth kufijve të Kosovës, është një temë me të cilën as nuk duhet të bëhet politikë ditore dhe as nuk mund të dëshmohet patriotizëm, sepse kjo çështje është e mbështetur mbi bazën e dokumentacionit të ofruar nga të dy shtetet. “

Më tutje në njoftim thuhet se kufiri i Kosovës me Malin e Zi, tani është përcaktuar në ato pika ku ka qenë e përcaktuar në vitin 1974.

“Siç dihet, territori i përkufizuar qartë, është kriter të cilin Kosova e plotëson sipas kriterit të ndarjes nga ish RSFJ, ashtu që kufi pranohet kufiri i Kosovës me 31 Dhjetor 1988, që është i njëjtë me kufirin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) edhe në vitin 1974, sipas së cilës, kufijtë administrativ brenda RSFJ janë shndërruar në kufij ndërkombëtarë.”

Ndërsa rreth kërkesave të kosovarëve për pronat e tyre në Mal të Zi që i kishin dhe i kanë përtej kufiri, Komisioni thotë se 147 pronarë kosovarë, kanë realizuar të drejtën e tyre për të shfrytëzuar kullosat të cilat i kanë në anën e Malit të Zi.

"Gjithsejtë, 147 pronarë dhe mbi 10 fshatra me kërkesa të drejtuara në Rozhajë, Berane dhe Plavë kanë realizuar pronat apo shfrytëzimin e kullosave në Mal të Zi, të cilat janë nën Çakor apo në drejtim të Kullës duke pohuar (pronarët) se gjithnjë këto prona apo kullosa i kishin të regjistruara në Mal të Zi e jo në Kosovë,” përfundon kjo komunikatë e Komisioni Shtetërorë për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Ndërkohë që njëra ndër pikat kryesore, për të cilën vendi muajve të fundit është në futur në krizë mes pushtetit dhe partive opozitare, është sepse këto të fundit kanë kërkuar që qeveria e Kosovës, ta tërheq nënshkrimin nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG