Ndërlidhjet

Ministri Hyseni priti në takim komandantin e KFOR-it


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Ministri i punëve të brendshme në qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta, për të diskutuar “efektet destabilizuese që ka pasur vizita e gjeneralit serb, Lubisha Dikoviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë,” njofton MPB.

Në takim, ministri Hyseni i ka përcjellur komandantit të KFOR-it shqetësimin e thellë rreth vizitës së Gjeneralit Dikoviq, me ftesë të KFOR-it.

“Vizitat e tilla të ushtarakëve serbë, të akuzuar nga shoqatat e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe ato serbe, për krime lufte në Kosovë, nuk i kontribuojnë rendit dhe sigurisë së përgjithshme.”

“Për më tepër, vizitat e tilla mund të destabilizojnë situatën,” citohet të ketë thënë Hyseni, duke shtuar se “këto vizita janë të papranueshme dhe nuk duhet të ndodhin.”

Ministri Hyseni dhe komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta, u dakorduan “që komunikimi në mes të KFOR-it dhe MPB-së, në të ardhmen të jetë më efektiv, në mënyrë që vizitat nga ana e individëve apo ushtarakëve nga Serbia, të akuzuar për krime lufte në Kosovë të mos ndodhin,” thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG