Ndërlidhjet

Edi Rama udhëton në Kinë


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është nisur sot për një vizitë tre-ditore në Republikën Popullore të Kinës, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë, rreth bashkëpunimit midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore, njofton Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, kryeministri i Kinës Li Keqiang do të presë në takim liderët e Evropës Qendrore dhe Lindore, në qytetin Suzhou.

Takimi pritet të shënojë një moment të ri në këtë bashkëpunim.

Agjenda e takimit përfshin nënshkrimin e dy dokumenteve të cilat do të hapin rrugën, për ndërtimin e një platforme të bashkëpunimit në 10 fusha, si dhe dizajnimin e më shumë se 10 mekanizmave të bashkëpunimit.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Edi Rama do të takohet me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang.

XS
SM
MD
LG