Ndërlidhjet

11 persona të vrarë në Tunizi


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Një shpërthim ka goditur sot një autobus që transportonte anëtarët e rojes presidenciale të Tunizisë në kryeqytetin e vendit, duke vrarë të paktën 11 persona, ka thënë Ministria e Brendshme.

Shpërthimi ndodhi 10 ditë pasi autoritetet kanë rritur nivelin e sigurisë në kryeqytetin Tunis, ku kanë vendosur forcat e sigurisë në numër jashtëzakonisht të lartë.

Më parë këtë muaj, autoritetet tuniziane njoftuan për shpërbërjn e një celule të një grupi ekstremist, që kishte planifikuar sulme terroriste në stacionet policore dhe hotele në qytetin bregdetar të Sousse, rreth 150 kilometra në juglindje të Tunisit.

Industria e turizmit të Tunizisë është goditur rëndë këtë vit pas sulmeve ekstremiste.

Të shtënat në një hotel luksoz në Sousse qershorin e kaluar lanë të vrarë 38 persona, kryesisht turistë.

Në muajin mars një sulm nga ekstremistët islamikë kishte ndodhur edhe në muzeun e famshëm të Tunizisë, Bardo, duke vrarë 22 persona.

XS
SM
MD
LG