Ndërlidhjet

Cameron: Britania do t’i bashkohet luftës kundër IS-it


David Cameron
David Cameron

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka thënë se beson se vendi i tij do t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar, që ndërmerr sulme ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Për këtë çështje pritet që Parlamenti i Britanisë do të votoj javën e ardhshme.

Zoti Cameron sot ka theksuar se pjesëmarrja e Britanisë në sulmet ajrore do të jetë “një pjesë integrale e strategjisë sonë për ta degraduar” grupin ekstremist, Shteti Islamik, dhe për ta “reduktuar kërcënimin që paraqet për ne”.

Një udhëheqës i Partisë Laburiste opozitare tha se kjo parti po e shqyrton mundësinë që ligjvënësit e saj të votojnë sipas dëshirës së tyre për propozimin e kryeministrit Cameron për ndërmarrjen e sulmeve ajrore në Siri.

Më 23 nëntor, Cameron e ka autorizuar Francën që ta përdorë një bazë ajrore britanike në Qipro për sulmet ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG