Ndërlidhjet

Thaçi uron sekretarin Kerry për Ditën e Falënderimeve


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Ministëri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, me rastin e Ditës së Falënderimeve.

"Me rastin e Ditës së Falënderimeve shfrytëzoj rastin për të shprehur konsideratën më të lartë për popullin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si vend i vlerave të lirisë, demokracisë dhe vend i ndikimit global pēr mbrojtjen, krijimin dhe ruajtjen e paqes", ka shkruar në urimin e tij zëvendëskryeministri Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka përcjellë urimet më të mira për popullin amerikan, për prosperitetin e pareshtur dhe ardhmërinë e lumtur të tij në këtë ditë feste. Ai ka shprehur falënderimin e thellë për kontributin e madh dhe historik të SHBA-së për Kosovën dhe qytetarët e saj, thuhet në urimë.

XS
SM
MD
LG