Ndërlidhjet

Mustafa apel kompanive gjermane për investime në Kosovë


Pamje nga takimi me bizneset.
Pamje nga takimi me bizneset.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës në Landin e Bavarisë, ka marrë pjesë sot në një takim të organizuar në Munih nga Shoqata Ekonomike e Bavarisë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të bizneseve bavareze.

Në njoftim për media thuhet se “Kryeministri Mustafa, vlerësoi investimet e konsiderueshme gjermane në Kosovë, duke bërë të ditur se Gjermania zë vendin e parë sa i përket investimeve dhe përkrahjes tepër të madhe për Kosovën, në të gjitha fazat.”

Gjatë ditës, kryeministri Mustafa dhe delegacioni qeveritar i Kosovës kanë vizituar Kompaninë BMË Ëorld, ku u takuan me drejtuesit e kësaj kompanie si dhe kompaninë MAN AG, që prodhon kamionë për tregun botëror.

“Gjatë takimeve, kryeministri Mustafa u informua për proceset e prodhimit dhe të arriturat e këtyre dy kompanive me renome, ku ka kërkuar nga drejtuesit e tyre që të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe hapje të ndonjë linje prodhuese në Kosovë, duke prezantuar kushtet e favorshme që ofron Kosova, në shumë aspekte,” thuhet në njoftim.

Kryeministri Isa Mustafa u takua në Munih edhe me diplomatin e shquar gjerman, Wolfgang Ischinger.

XS
SM
MD
LG