Ndërlidhjet

Putin thotë se Rusia do të bashkëpunojnë me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja


Pamje nga konferenca e përbashkët.
Pamje nga konferenca e përbashkët.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rusia është ende e angazhuar për të bashkëpunuar me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja në luftë kundër grupit militant Shtetit Islamik në Siri.

Duke folur në një konferencë shtypi në Kremlin pas bisedimeve me presidentin francez Francois Hollande, Putin tha se të dy vendet kanë rënë dakord për të rritur bashkëpunimin e tyre dypalësh mbi Sirinë.

Në të njëjtën kohë, Putin tha se rrëzimi i një aeroplani rus nga Turqia, ishte një akt tradhtie nga një vend të cilin Rusia e konsideron mik të saj.

Hollande tha se të dy vendet kanë rënë dakord për të sulmuar vetëm militantët dhe grupet e tjera ekstremiste.

Perëndimi ka akuzuar Moskën për se ka në shënjestër kryesisht grupeve rebele të mbështetur nga Perëndimi që luftojnë presidentin sirian Bashar al Assad, aleat i Rusisë.

Hollande tha se Franca do të rrisë mbështetjen e saj për grupet rebele që luftojnë militantët në terren, në Siri.

XS
SM
MD
LG