Ndërlidhjet

Turqia arreston dy gazetarë


Redaktorit të gazetës Cumhuriyet, Kan Dundar.
Redaktorit të gazetës Cumhuriyet, Kan Dundar.

Dy gazetarë të njohur janë arrestuar në Turqi nën akuzën se kanë ndihmuar një grup terrorist të armatosur dhe për spiunazh.

Sipas autoriteteve turke dy gazetarët kanë publikuar pamje që gjoja tregojnë se si shërbimet sekrete turke, kanë dërguar armë rebelëve në Siri.

Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar arrestimin e redaktorit të gazetës Cumhuriyet, Kan Dundar, dhe korrespondentit të kësaj gazete në Ankara, Erdem Gul, raportojnë mediat turke.

Të dy ata do të përballen me një numër të akuzave, duke përfshirë se vullnetarisht kanë ndihmuar një grup terrorist dhe "duke zbuluar sekretet shtetërore" pas publikimit të pamjeve.

Imazhet kanë shkaktuar një stuhi politike në Turqi, kur Presidenti Taip Erdogan është zotuar për hakmarrje.

Turqia ka mohuar armatosjen e rebelëve, në Siri.

XS
SM
MD
LG