Ndërlidhjet

Në Azerbajxhan vriten gjashtë persona


Plumba te gjetur gjatë sulmeve.
Plumba te gjetur gjatë sulmeve.


Autoritetet në Azerbajxhan thonë se dy policë dhe katër militantë të dyshuar janë vrarë gjatë një operacioni bastisjesh në periferi të kryeqytetit Baku.

Bastisja është kryer pas hetimeve mbi një "bandë kriminale", kanë njoftuar zyrtarët në këtë vend.

Të paktën 14 persona, përfshirë udhëheqësin e grupit Tale Bagirzade, u arrestuan.

Ministria e Brendshme dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Baku në një deklaratë kanë thënë se Bagirzade udhëhoqi një grup të quajtur "Uniteti mysliman", i cili pretendohet se ka funksionuar "nën maskën e fesë dhe të planifikimit për të destabilizuar" vendin me sulme terroriste.

Anëtarët e grupit "Uniteti mysliman" kanë qëlluar me armë automatike dhe kanë hedhur granata dore mbi policinë, gjatë bastisjes.

XS
SM
MD
LG