Ndërlidhjet

Austri: Raportohet për zvogëlim të migrantëve


Pamje e migrantëve në kufirin Austri - Gjermani
Pamje e migrantëve në kufirin Austri - Gjermani

Policia e Austrisë ka raportuar për ulje të madhe të numrit të migrantëve që hyjnë në Austri, nëpër rrugën e cila fillon në Greqi dhe kalon nëpër vendet e Ballkanit perëndimor.

Mijëra vetë kanë hyrë për çdo ditë nga Sllovenia në Austri në pikat kufitare, Shpielfild dhe Bad Redkersburg, gjatë javëve të kaluara.

Por, policia tha se asnjë migrant nuk ka hyrë në këto dy pika kryesore kufitare për dy ditë, raporton AP.

Megjithatë, migrantët vazhdojnë të arrijnë në Austri me trena dhe autobusë nëpër pika të tjera kufitare, por numri i tyre është në ulje.

Zëdhënësi i policisë, Michael Masangier, tha se vetëm 900 njerëz kanë arritur me autobusë dhe tren sot pasdite.

Policia tha se ulja e numrit të migrantëve ndoshta nuk ka të bëjë me fillimin e motit të ftohtë dhe faktin se disa vende ballkanike po e lejojnë hyrjen e migrantëve në mënyrë selektive.

XS
SM
MD
LG