Ndërlidhjet

Paris: Liderët botërorë bisedojnë për klimën


Pamje nga përleshjet e policisë franceze me protestuesit
Pamje nga përleshjet e policisë franceze me protestuesit

Afro 150 liderët nga e gjithë bota kanë arritur në Paris për të marrë pjesë në samitin madhor, ku synohet të arrihet marrëveshje afatgjatë për ndaljen e rritjes së temeperaturave në tokë.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën fillon sot dhe përfundon më 11 dhjetor.

Ky samit po mbahet nën masa të jashtëzakonshme të sigurisë, pas sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor, nga të cilat u vranë 130 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Dje në qendër të Parisit kundër këtij samiti demonstruan mijëra njerëz.

Meqë protesta nuk ishte lejuar nga autoritetet, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste, policia i ka arrestuar 208 njerëz, ndërsa prej tyre 174 vetë janë mbajtur në paraburgim, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë.

XS
SM
MD
LG