Ndërlidhjet

Sot - Dita Ndërkombëtare e AIDS-it


Ilustrim
Ilustrim

Sot është Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, e cila shihet si një mundësi për njerëzit në gjithë botën që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV.

Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik.

Vitin e kaluar, 1.2 milion njerëz kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS-in.

Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.

HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, jetojnë rreth 100 persona të prekur nga kjo sëmundje. Në vitin 1986 është identifikuar rasti i parë.

Lexoni edhe këtë:

Ngurimi për t'u testuar për HIV/AIDS

XS
SM
MD
LG