Ndërlidhjet

Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për terrorizëm


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka shoqëruar një person të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Përmes një komunikate për media, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë se arrestimi është rezultat i hetimeve disamujore.

Policia ka thënë se në bashkëpunim me autoritetet italiane, sot është zbatuar plani i përbashkët operativ, i koduar “Van Damme”, në një lokacion në Kosovë, si dhe në tri lokacione tjera në Itali.

“Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, që mund të ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Lexoni edhe këtë:

Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm në rrafshin ligjor

XS
SM
MD
LG