Ndërlidhjet

John Kerry arrin në Kosovë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, sapo ka arritur në Kosovë. Në hapësirat e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, ai fillimisht do të mbajë një takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, zëvendës-kryeministrin e parë, Hashim Thaçi, dhe zëvendës-kryeministrin tjetër, Branimir Stojanoviq.

Temë diskutimesh pritet të jetë lufta kundër terrorizmit, reformat demokratike dhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zoti Kerry do të takohet edhe me të rinjtë e Kosovës që kanë marrë pjesë në programet arsimore dhe këmbimore amerikane.

XS
SM
MD
LG