Ndërlidhjet

Kolumbi: Mund të jetë gjetur thesari 300 vjeçar


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manual Santos, ka shpallur se është gjetur anija spanjolle e vjetër 300 vjet, e cila mund ta ketë thesarin më të madh të fundosur në histori.

Mëtutje, presidenti Santos tha sot se kërkuesit e kanë konfirmuar lokacionin e anijes, San Jose, e cila ishte fundosur me 600 njerëz një të, në vitin 1708, derisa ishte përpjekur t’u shmangej luftanijeve britanike.

Besohet se kjo anije i ka bartur 11 milionë monedha të arta dhe stoli, që mund të kenë vlerë disa milirada dollarë.

Zoti Santos tha se lokacioni i saktë i mbetjes së anijes nuk është shpallur. Sipas tij, qeveria do ta ndërtoj një muze në qytetin Kartagjena për t’i ruajtur artefaktet nga mbetja.

Kompania amerikane, Sea Search Armada, ka pretenduar se e kishte gjetur lokacionin e mbetjes së kësaj anijeje në vitin 1982.

Por, kontesti juridik ndërmjet kompanisë dhe Kolumbisë lidhur me pronësinë e thesarit asnjëherë nuk është zgjidhur përfundimisht.

XS
SM
MD
LG