Ndërlidhjet

Blatter “ka qenë në dijeni” për pagesa ryshfetesh


Sepp Blatter
Sepp Blatter

BBC raporton se hetuesit amerikanë kanë prova se presidenti i pezulluar i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, ka qenë në dijeni për një ryshfet prej 100 milionë dollarësh që u është paguar ish-anëtarëve të FIFA-s përpara se ai të bëhej president.

Raporti thotë se kompania e marketingut të sporteve ISL ka paguar 100 milionë dollarë për zyrtarët e FIFA-s, përfshirë paraardhësin e Blatterit si president, Joao Havelange, në këmbim të të drejtave televizive dhe marketingut gjatë viteve 1990.

BBC thotë se ka parë një letër, të siguruar nga hetuesit e Byrosë Federale të Hetimeve në SHBA (FBI), në të cilën Havelange ka shkruar se Blatter ka qenë në “dijeni të plotë për të gjitha aktivitetet”.

Në dëshminë përpara panelit për etikë të FIFA-s, Blatter ka thënë se nuk ka ditur për pagesat e ryshfeteve.

Blatter ka qenë zëvendës i lartë i Havelanges përpara se ka marrë detyrën e presidentit të FIFA-s, më 1998.

Blatter nuk ka pranuar të flasë për raportin e fundit.

Komiteti për etikë i FIFA-s e ka suspenduar atë për 90 ditë, në muajin tetor, për shkak të një skandali të ryshfetit.

Blatter pritet të japë dorëheqje në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG