Ndërlidhjet

Rusia humb një satelit të avancuar


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët rusë kanë thënë se kanë humbur kontaktin me një satelit, të zhvilluar rishtazi, i cili nuk ka arritur të shkëputet nga raketa e tij përforcuese pasi është lansuar.

Mediat ruse kanë cituar zyrtarë nga forca ajrore ruse të kenë thënë se “anija kozmike konsiderohet e humbur”.

Raketa Soyuz-2.1 B, e cila ka bartur satelitin, është nisur nga stacioni rus Plesetsk më 5 dhjetor.

Sateliti i humbur, Kanopus-ST, ka qenë i paraparë të përdoret edhe për qëllime civile, edhe ushtarake.

Sateliti, i cili ka marrë një dekadë kohë për t’u zhvilluar, ishte projektuar për të skanuar oqeanet e Tokës dhe sistemet e motit nga hapësira.

Një nga qëllimet ushtarake ka qenë të lokalizojë nëndetëset.

XS
SM
MD
LG