Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka shpallur një ndihmë të re prej 190 milionë dollarësh për Ukrainën në implemtnimin e reformave.
Duke folur sot në Kiev, pas takimit me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, zoti Biden ka kërkuar që udhëheqja ukrainase të vazhdoj në rrugën e reformave dhe ta shtoj luftën kundër korrupsionit.
“Ukraina është në cep, çka ko të ndodhë vitin e ardhshëm, me gjasë, do ta përcaktoj fatin e vendit për gjenerata”, tha Joe Biden.
Mëtutje, ai ka ripërsëritur se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta pranojnë aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, që u bë në mars të vitit të kaluar.
Zyrtari i lartë amerikan më herët gjatë ditës është takuar me anëtarët e parlamentit, me shoqërinë civile dhe me prefektin e Kievit, Vitali Klitschko.
Kjo është vizita e katërt e Bidenit në Kiev, prej se Moska e ankesoi Krimenë dhe prej se Rusia i mbështet separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.