Ndërlidhjet

OSBE: Fushatë për të drejtën trashëgimore


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) misioni në Kosovë, thotë se e ka lansuar një fushatë për vetëdijësimin lidhur me ndarjen gjinore ekzistuese në pasuri dhe të drejtën trashëgimore.

Në njoftimin për media, OSBE-ja thotë se kjo fushatë, ku do të përfshihen spote në radio dhe televizion, do të zgjasë dy javë.

“Qëllimi është që publiku i përgjithshëm, veçanërisht gratë, të vetëdijësohen më tepër për të drejtat e tyre për pronësi, me fokus në trashëgimi dhe pasurinë e përbashkët materiale”, tha Jean-Claude Schlumberger, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Mëtutje, ai ka theksuar se “për OSBE-në, fakti se vetëm 8% e pronës së regjistruar në Kosovë është pasuri e grave, është shqetësues” dhe ka shtuar se ky mision ka punuar “intensivisht për shqyrtimin e kësaj çështjeje në të gjitha nivelet e shoqërisë”.

Kjo fushatë po bëhet pas Udhëzimeve informative për qasjen e femrave dhe meshkujve në pasuri dhe të drejtën pronësore, ndërmjet muajve shator dhe nëntor të këtij viti, në të gjitha rajonet e Kosovës.

XS
SM
MD
LG