Ndërlidhjet

Alexievich: Shpresa u zëvendësua me frikën


Svetlana Alexievich
Svetlana Alexievich

Svetlana Alexievich, shkrimtare nga Bjellorusia, e cila është nderuar me Çmimin Nobel për letërsi këtë tetor, thotë se “gjenerata e saj e ka humbur shansin” për të ndërtuar një vend, në të cilin “njerëzit do të mund të jetonin dinjitetshëm” pas zhbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitet e 90’ta.

“Atëbotë shtrohej pyetja: Çfarë vendi duam të kemi? Një vend të fuqishëm, apo një me vlerë, në të cilin njerëzit do të mund të jetonin dinjitetshëm?”, tha zonja Alexievich, gjatë një ligjerate në Stockholm, më 7 dhjetor.

"Ne vendosëm për variantin e parë – deshëm një shtet të fuqishëm. Dhe sërish, po jetojmë në një periudhë fuqie. Rusia lufton ukrainasit, vëllezërit e saj. Im atë është bjellorus, kurse nëna ime është ukrainase. Kështu është situata për shumëkë”, ka thënë laureatja e Çmimit Nobel për Letërsi 2015.

XS
SM
MD
LG