Ndërlidhjet

AI: Militantët e IS-it janë armatosur në Irak


Amnesty International thotë se disa dekada të tregtisë me armë dhe ligjet e brishta që kontrollojnë hyrjen e armatimit në Irak i kanë kontribuuar grumbulimit të arsenalit që sot kanë në dispozicion militantët e Shtetit Islamik.

Në një raport të publikuar më 8 dhjetor, AI thotë se militantët e IS-it janë duke shfrytëzuar armët për të kryer vrasje masive në Irak dhe Siri. Raporti thotë se armatimi, municioni dhe pajisjet e këtij grupi ekstremist janë konfiskuar nga armata irakiane.

Në raport gjithashtu thuhet se këto armaë janë prodhuar dhe disenjuar në më shumë se 10 vende, përfshirë këtu Rusinë, Kinën, Shtetet e Bashkuara, dhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Amnesty International u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të miratojnë një “embargo komplete ndaj forcave qeveritare siriane dhe grupeve të aramtosura në opozitë, të cilat janë të implikuara në kryerjen e krimeve të luftës”.

XS
SM
MD
LG