Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë aeroportin në Kandahar


Kandahar, foto arkivi
Kandahar, foto arkivi

Pjesëtarë talibanë kanë sulmuar aeroportin në qytetin lindor të Afganistanit, Kandahar.

Sameem Khpalëak,zëdhënës i guvernatorit lokal, i ka thënë Radio Afganistanit të Lirë se me gjasë, tre sulmues të armatosur, me jelekë vetëvrasës, ishin pozicionuar brenda një shkolle, në të cilën ishte vendosur personeli i aeroportit, dhe kishin filluar të shtijnë me armë zjarri drejt forcave të sigurisë.

Nuk ka ende raporte për pasoja në njerëz.

Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yousuf Ahmadi, tha se një numër luftëtarësh ka hyrë në mjediset e aeroportit dhe janë duke luftuar me forcat e sigurisë.

Forcat afgane kanë marrë formalisht kontrollin mbi sigurinë e vendit më 1 janar, por që prej atëherë kanë hasur në vështirësi për ta luftuar rritjen e ndikimit Taliban dhe për të parandaluar sulmet terroriste. Në shtator, talibanët arritën që për një periudhë të shkurtër, të pushtojnë kryeqytetin provincial Kunduz.

XS
SM
MD
LG