Ndërlidhjet

Siria eksporton fruta në Rusi


Ilustrim
Ilustrim

Kreu i Dhomës së Industrisë në Siri ka thënë se vendi i tij do të eksportojë mbi 700,000 tonelata fruta në Rusi, pasi Moska ka ndaluar importet e prodhimeve bujqësore turke.

Fares Chehabi ka thënë se dërgesa e parë e frutave tropikalë tashmë është nisur drejt Rusisë.

Ai ka thënë se edhe mallra të tjera siriane, të tilla si prodhimet e tekstilit, do të nisen për në Rusi.

Rusia ka vënë sanksione ekonomike ndaj Turqisë, pasi forcat turke kanë rrëzuar një avion ushtarak rus, në kufi me Sirinë, më 24 nëntor.

Ankaraja ka thënë se avioni ka shkelur hapësirën e saj ajrore, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Moska.

XS
SM
MD
LG