Ndërlidhjet

Putin kërkon reforma në futbollin rus


Ilustrim
Ilustrim

Gjatë një takimi të mbajtur me udhëheqësit e sportit në Rusi, presidenti Vladimir Putin, ka bërë thirrje për reformimin e futbollit rus.

“Njerëzit në Rusi e duan futbollin”, ka thënë Putin.

“Problemet janë në lojën që po e bën administrata, në sistemin e përzgjedhjes së lojtarëve të rinjë si dhe tek metodat dhe format e ndërveprimit me trajnerë e lojtarë”, ka vijuar Putin.

“Është e qartë se nevojitet një plan i veprimit”, ka thënë presidenti rus, duke propozuar që të punohet një strategji afatgjate në lidhje me këtë.

Ai bëri thirrje për ndryshime radikale në sistemin e financimit të klubeve të futbollit.

“Gara mes klubeve të futbollit ndonjëherë të duket si një betejë për kuleta”, ka thënë Putin.

Ai tha se shumë nga klubet ruse kanë marrë fondet nga buxhetet rajonale derisa në mbarë botën, sipas tij, klubet e futbollit përfitojnë shumë duke i shitur të drejtat e transmetimit, reklamat, simbolet e klubit, etj.

Putin ka kërkuar nga përgjegjësit e sportit në Rusi që të punojnë e të dalin me propozimet e tyre konkrete, me qëllim të reformimit të sportit në përgjithësi e futbollit në veçanti.

XS
SM
MD
LG