Ndërlidhjet

Talibanët vrasin nëntë civilë e ushtarë afganë


Ilustrim
Ilustrim

Nëntë persona kanë mbetur të vdekur, nga të cilët ushtarë afganë e civilë, gjatë një sulmi të militantëve talibanë që ka ngjarë në një aeroport të madh që përdorej nga forcat afgane dhe të NATO-s, në provincën jugore të Kandaharit.

Sulmi në aeroportin i cili gjendet rreth 30 kilometra në jug të qytetit të Kandaharit, është kryer të martën me të perënduar dielli ndërsa luftimet kanë vazhduar deri në orët e hershme të ditës së sotme.

Sameem Khpalwak, zëdhënës i guvernatorit të Kandaharit, ka konfirmuar se së paku nëntë civilë dhe ushtarë afganë janë vrarë.

Ai ka bërë me dije se janë vrarë gjithashtu edhe tre sulmuesit talibanë.

Dawood Shah Wafadar, një komandant ushtarak afgan në Kandahar, ka thënë se numri i përgjithshëm i viktimave mund të jetë rreth 18 të vrarë e 28 të tjerë të plagosur.

Zyrtarët afganë të sigurisë thanë se luftimet në bazën e dytë më të madhe ushtarake në Afganistan, kanë përfunduar pak para agimit.

Përmes një deklarate, talibanët kanë thënë se tre sulmues vetvrasës kishin arritur të hyjnë në bazë teksa ishin të furnizuar me armë të rënda dhe të lehta.

Një zëdhënës i misionit mbështetës të NATO-s tha ndërkaq se nuk ka raportime për viktima në mesin e personelit ndërkombëtar që vepron në këtë bazë

XS
SM
MD
LG