Ndërlidhjet

Mustafa: Selia e Gjykatës Speciale në Holandë


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Holandës kanë arritur marrëveshjen për selinë e Gjykatës Speciale për Krime lufte.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

"Marrëveshja është arritur, para 10 ditësh, në mes të një grupi punues të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të qeverisë së Holandës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian", ka thënë Mustafa gjatë një konference për media në Prishtinë.

Tani, sipas tij, ka mbetur vetëm ana procedurale e ngritjes së saj.

Kjo Gjykatë pritet të trajtojë rastet e dyshuara dhe supozuara të krimeve të luftës gjatë konfliktit të fundit në Kosovë, e cila do të jetë në kompetencë të prokurorëve e gjykatësve ndërkombëtarë.

Një zyrë pritet ta ketë edhe në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG