Ndërlidhjet

Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për terrorizëm


Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe një person nën dyshime për përfshirje në terrorizëm. Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në bazë të fletë-rreshtimit ndërkombëtar lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është arrestuar një shqiptar, nën dyshimin se është i përfshirë në veprën e organizimit dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Përfaqësues nga qeveria e Kosovës, por edhe ata nga shoqëria civile, thonë se që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova, që u janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste në Siri dhe Irak, është rreth 300.

Rreth 50 prej tyre janë deklaruar të vrarë gjatë luftimeve atje.

XS
SM
MD
LG