Ndërlidhjet

Republika Serbe në Bosnje ndërpret bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë


Ilustrim
Ilustrim

Pas një bastisje që është bërë në kuadër të një hetimi për krime lufte, zyrtarë nga Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë kanë thënë sot se do ta ndërprejnë bashkëpunimin me gjykatën e shtetit, prokirorinë dhe poicinë.

Qeveria e Republikes Serbe në Bosnje këtë e ka bërë me dije sot disa orë pasi që policia i ka arrestuar pesë serb të dyshuar për krime lufte ndaj jo-serbëve gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Vendimi i marrë nga qeveria kërkon miratimin e parlamentit lokal.

Ky veprim nga Republika serbe në Bosnje vjen në kohën e kërcënimeve nga kjo republikë, mbi mbajtjen e një referendumi rreth gjykatës kombëtare të Bosnjes

Ky paralajmërim e ka shqetësuar faktorin ndërkombëtar mbi integritetin e vendit të decentralizuar njëzet vite më parë.

Pas konfliktit në Bosnje është krijuar një shtet i përbërë nga dy njësi, Republika Serbe dhe Federata Myslimano-Kroate.

XS
SM
MD
LG