Ndërlidhjet

Gjeorgjia e akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore


Ilustrim
Ilustrim

Gjeorgjia thotë se një helikopter ushtarak rus ka shkelur në hapësirën e saj ajrore.

Ministria e Mbrojtjes në Gjeorgji tha sot se një helikopter rus Mi-8, një ditë më parë, e ka kaluar vijën e lejuar ajrore në afërsi të rajonit separatist të Osetisë Jugore.

Gjeorgjia e ka cilësuar këtë veprim si provokim rus dhe kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Një zyrtar i Ministrisë ruse të Mbrojtjes i ka mohuar akuzat, duke thënë se helikopterët rusë nuk kanë fluturuar mbi atë territor në 24 orët e fundit

Vija ajrore ku zyrtarët gjeorgjianë thonë se është bërë shkelje, për Gjeorgjinë është kufi administrativ në mes të Gjeorgjisë dhe dy rajoneve separatist, Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.

Rusia e ka njohur pavarësinë e të dyja rajoneve separatiste pas një lufte pesë ditore me Gjeorgjinë, në gusht të vitit 2008, dhe që nga atëherë ka trupa ushtarake në atë pjesë.

XS
SM
MD
LG