Ndërlidhjet

Erdogan: Nuk i tërheqim trupat nga Iraku


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij nuk e ka ndërmend ti tërheqë trupat nga veriu i Irakut.

“Tërheqja nuk është temë diskutimi për momentin”, u tha dje gazetarëve presidenti turk.

Komentet e tij u bënë pas bisedës telefonike të realizuar në mes të kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu dhe nënpresidentit amerikan, Joe Biden, ku ky i fundit ka kërkuar uljen e tensioneve në mes të Turqisë dhe Irakut.

Të dy udhëheqësit, gjatë bisedës, kanë diskutuar rreth zhvillimeve të vazhdueshme në Irak duke vënë në pah rëndësinë e çtensionimit të situatës me qëllim të respektimit të sovranitetit të Irakut.

Turqia ka stacionuar trupa afët Mosulit që nga 2014-ta, si pjesë e misionit të trajnimit të koordinuar me qeverinë e Bagdadit.

Shtimi i forcave turke gjatë javës së kaluar, megjithatë ka shkaktuar paknaqësi në kryeqytetin irakian.

Erdogan ka këmbëngulur se forcat turke në Irak nuk marrin pjesë në luftime.

Ai ka thënë se një takim në mes të Turqisë, Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të rajonit gjysmëautonom kurd të Irakut, do të realizohet më 21 dhjetor.

XS
SM
MD
LG