Ndërlidhjet

Vriten katër sulmuesit në Kabul


Ilustrim
Ilustrim

Forcat afgane të sigurisë i kanë vrarë katër militantët që ishin të përfshirë në një sulm që ka ngjarë në një motel në afërsi të ambasadës spanjolle në Kabul, kanë njoftuar zyrtarët afganë të sigurisë.

Së paku një oficer spanjoll i sigurisë është vrarë gjatë këtij sulmi, që ka ngjarë në një pjesë shumë të mbrojtur të Kabulit, ku gjenden disa ambasada dhe ndërtesa qeveritare.

Përveç tij, janë vrarë edhe së paku katër policë afganë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.

Pasditën e djeshme sulmuesit e kanë shpërthyer një makinë bombë para se të hynin në kompleks ku edhe kanë luftuar me forcat e sigurisë për orë të tëra.

Të shtënat dhe shpërthimet janë dëgjuar deri në orët e para të ditës së sotme.

Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Sediq Sediqqi, tha se policia i ka vrarë të gjithë sulmuesit.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG