Ndërlidhjet

Shpërthim në Siri, vriten 15 persona


Homs
Homs

Një makinë bombë ka shpërthyer në qytetin Homs të Sirisë, duke vrarë dhjetëra persona.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se 15 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të një makine bombë në afërsi të një spitali në Alawite që gjendet në pjesën lindore të Sirisë.

Shpërthimi ka ndodhur në kohën kur qeveria ka arritur marrëveshje armëpushimi me kryengritësit që luftojnë kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Bazuar në këtë marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja, rreth 750 militantë janë lejuar të evakuohen nga zona e luftimeve el-Wear.


Marrëveshja kishte rezultuar pas një rrethimi dy vjeçar të këtij vendi nga forcat qeveritare siriane.

Rreth 250 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG