Ndërlidhjet

Në Gjenevë arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet zvicerane thonë se i kanë arrestuar dy persona me origjinë siriane nën dyshimin se kanë prodhuar, fshehur dhe transportuar mjete eksploduese dhe gaz toksik.

Prokurori i përgjithshëm i Zvicrës, tha se procedura ligjore ndaj tyre është hapur konform ligjit që ka të bëjë grupe të tilla ekstremiste si Al-Kaida dhe Shteti Islamik.

Sipas autoriteteve zvicerane, dy personat janë arrestuar gjatë ditës së premte në rajonin e Gjenevës.

Në Gjenevë gjendet selia evropiane e Kombeve të Bashkuara, selia e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, si dhe banka e kompani të mëdha. Duke u bazuar në këtë, forcat e rendit e kanë shtuar gatishmërinë për mbrojtjen e tyre nga kërcënimet eventuale që vijnë nga Shteti Islamik.

Presidenti i vendit, Simonetta Sommaruga, tha se një “autoritet i huaj” i ka dhënë Zvicrës informacione për ekzistimin, në Gjenevë apo rrethinë, të një grupi potencial që është në mbështetje të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG