Ndërlidhjet

Në Romë pritet miratimi i planit të unitetit për Libinë


Ilustrim
Ilustrim

Plani kombëtar për unitet në Libi i ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, pritet të miratohet sot gjatë një konference që po mbahet në Romë të Italisë.

Libia vazhdon të jetë në kaos që nga rrëzimi dhe vrasja e diktatorit Muamer Gadafi.

Që nga ajo kohë, Libia ka qenë e ndarë mes një qeverie në Tobrukun lindor të mbështetur ndërkombëtarisht dhe një qeverie islamike në Tripoli.

Tani ky vend po përballet me kërcënime nga Shteti Islamik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Jon Kerry, Ministri i Jashhtëm italian, Paolo Gentiloni e përfaqësues nga vendet fqinje të Libisë, janë në msin e pjesëmarrësve në këtë takim.

Plani që pritet të miratohet, bën thirrje që brenda 40 ditësh të krijohet një qeveri e unitetit kombëtar, e cila do të mund të kërkoj ndihmë nga palët e jashtme me qëllim që ta ketë më të lehtë përballjen me kërcënimet nga IS.

XS
SM
MD
LG