Ndërlidhjet

Arrin në 24 numri i të vdekurve nga sulmi në Pakistan


Ilustrim
Ilustrim

Numri i të vdekurve në Pakistan si rezultat i shpërthimit të një bombe në një treg në afërsi të kufirit afgan, ka arritur në 24 derisa mbi 50 të tjerë, raportohet se janë plagosur.

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se sulmi ka ngjarë sot në qytetin Parachinar

Përgjegjësinë në lidhje me sulmin e ka marrë grupi militant Lashkar-e-Jhangvi.

Parachinar është qyteti kryesor në rajonin fisnor Kurram. Ky rajon ka qenë skenë e dhunës nga militantët islamikë. Shpërthimet dhe sulmet vetvrasëse në këtë rajon kanë lënë të vdekur dhjetëra persona.

XS
SM
MD
LG