Ndërlidhjet

Në Romë miratohet plani i unitetit për Libinë


Ilustrim
Ilustrim

Diplomatë nga Shtetet e Bashkuara, Evropa e Lindja e Mesme janë takuar sot në Romë të Italisë së bashku me liderët e fraksioneve rivale politike të Libisë, me qëllim të miratimit të një plani të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Plani për krijimin brenda 40 ditësh të një qeverie të unitetit kombëtar u miratua sot, ndërsa synon ta shpëtoj Libinë nga kaosi dhe ti parandaloj ekstremistët e Shtetit Islamik që të përfitojnë më shumë territore.

Përmes një deklarate të përbashkët, pjesëmarrësit ndërkombëtarë iu bënë thirrje të gjitha palëve në Libi, që ta respektojnë marrëveshjen dhe të ndalet armëpushimi në të gjitha pjesët e vendit.

Udhëheqësit ndërkombëtar iu bënë thirrje atyre që, ashtu siç është planifikuar, më 16 dhjetor në Maroko, ta nënshkruajnë marrëveshjen mbi krijimin e qeverisë së unitetit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se komuniteti ndërkombëtar është i bindur që liderët e fraksioneve nga Libia do të veprojnë sipas planit të miratuar sot në Romë.

Kjo sipas Kerryt, është baza e vetme ligjore për të ecur përpara.

XS
SM
MD
LG