Ndërlidhjet

Pakistan: Dhjetëra të vrarë e të plagosur


Raportohet se së paku 24 vetë janë vrarë e më se 70 të tjerë janë plagosur, nga një bombë në një treg në Pakistan, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët e Pakistanit thanë se eksplodimi në Paraçinar ka ndodhur dje derisa tregu ishte përplot i mbushur me njerëz.

Grupi militant, Lashkar-e-Jhangvi, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Një zëdhënës për këtë grup, i cili në Pakistan është i ndaluar për shkak se ka ideologji sektare të afërt me militantët e Shtetit Islamik, i ka thënë agjencisë Reuters se ky sulm ishte “hakmarrje për vrasjen e myslimanëve” nga regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe Irani.

Kjo agjenci më herët këtë muaj, kishte raportuar se njësia shiite e një grupi të luftëtarëve pakistanezë, të njohur si Zeinabiyoun, ishin bashkuar në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Shumë prej këtyre luftëtarëve janë nga vendi Paraçinar, me popullatë shumicë shiite, që konsiderohet e pazakonshme për Pakistanin, me popullatë shumicë sunite.

XS
SM
MD
LG