Ndërlidhjet

Egjipt: Nuk ka “terrorizëm” në rrëzimin e aeroplanit rus


Hetuesit rusë duke zhvilluar hetime në vendin e rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve në Egjipt
Hetuesit rusë duke zhvilluar hetime në vendin e rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve në Egjipt

Zyrtarët e Egjiptit thonë se e kanë kryer raportin përfundimtar për rrëzimin e aeroplanit rus në Gadishullin Sinai, në muajin tetor, dhe nuk kanë gjetur shenja se kjo tragjedi është shkaktuar nga bomba.

Ministria e aviacionit civil e Egjiptit ka kumtuar sot se komiteti teknik i hetimeve “deri tash nuk ka gjetur asgjë që indikon çfarëdo intervenimi ilegal ose aksion terrorist” në rrëzimin e aeroplanit, nga i cili u vranë të 224 njerëzit në të.

Zyrtarët rusë dhe perëndimorë kanë thënë se përplasja është shkaktuar nga bomba, ndërsa një organizatë militante, me seli në Egjipt, që ka lidhje me grupin ekstremist, Shteti Islamik, e pat marrë përgjegjësinë për këtë rrëzim.

Drejtori i shërbimit të sigurisë federale të Rusisë, Aleksandr Bortnikov, pat thënë pas hetimeve, se aeroplani është rrëzuar për shkak të eksplodimit të bombës brenda në aeroplan. Sipas tij, sasia eksplozivit ishte e barbartë me një kilogram të dinamitit.

Aeroplani rus i udhëtarëve, që fluturonte për në qytetin Shën Petersburg, në Rusi, ishte rrëzuar pak kohë pasi u ngrit nga aeroporti në pushimoren Sharm el-Shekil në Egjipt, më 31 tetor.

XS
SM
MD
LG