Ndërlidhjet

Obama: IS ka humbur territore në Siri e Irak


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha sot se militantët e Shtetit Islamik kanë humbur shumë territore që i kishin nën kontroll në Siri dhe Irak por, sipas tij, nevojitet një progres më i madh.

Teksa ka folur para gazetarëve në Pentagon, Obama tha se e ka ngarkuar Sekretarin e Mbrojtjes, Ash Carter që të shkoj në Lindjen e Mesme me qëllim të dhënies së mbështetjes më të madhe ushtarake për vendet që janë pjesë e koalicionit kundër IS-it, të udhëhequr nga SHBA.

Komentet e Presidentit amerikan u bënë pas një takimi që ai pati në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, si pjesë e shpjegimeve nga ana e tij për luftën ndaj militantëve jashtë vendit dhe luftën ndaj mbështetësve të militantëve brenda SHBA-së.

Ai iu tha gazetarëve se strategjia amerikane përfshin gjetjen e udhëheqësve të grupit militant, trajnimin e personelit të sigurisë të vendeve të tjera dhe të punoj me qëllim që të ndalet financimi i grupit militant.

XS
SM
MD
LG