Ndërlidhjet

Policia ruse bastis punonjësit e bibliotekës ukrainase


Ilustrim
Ilustrim

Policia ruse i ka bastisur shtëpitë e së paku dy punonjësve të Bibliotekës së Letërsisë së Ukrainës në Moskë.

Avokati për të drejtat e bibliotekës, tha se policia i ka kontrolluar shtëpitë e Anna Pavlenko dhe Tatiana Muntian, gjatë ditës së hënë.

Komiteti për Hetime në Rusi ka njoftuar se pos në vendbanimet e dy punonjësve të biblioterkës, ka pasur bastisje edhe në shtëpitë e disa individëve të tjerë të cilët dyshohen se janë paguar nga kjo bibliotekë pa punuar fare aty.

Drejtoresha e bibliotekës, Natalya Sharina, 58 vjeçare, nën akuzat për nxitje të ekstremizmit dhe urrejtjes etnike, është arrestuar në fund të muajit tetor.

Hetuesit thanë se në bibliotekën që drejton ajo, kanë gjetur libra të autorit ultranascionalist të Ukrainës, Dmytro Korchynsky, vepra të cilat janë të ndaluara në Rusi.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga Sharina, e cila ka thënë se këto libra ishin sjellë në bibliotekë nga vetë policia hetuese.

XS
SM
MD
LG