Ndërlidhjet

Kerry nis takimet në Moskë, takon ministrin Lavrov


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka nisur takimet në Moskë ku pritet të diskutohet për tranzicionin politik në Siri dhe dhënien fund të luftës pesë vjeçare civile, si dhe rreth marrëveshjes për paqe në lindje të Ukrainës.

Kerry e ka filluar takimin me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ndërsa gjatë ditës pritet të takohet edhe me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Në fillim të takimit me Lavrov në Moskë, Kerry tha se Uashingtoni dhe Moska janë dakorduar që terrorizmi është kërcënim për të gjithë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj këmbëngulin se konform një rezulote për ndaljen e luftës pesë vjeçare, presidenti sirian Bashar al-Assad, nuk mund të qëndroj në pushtet, derisa Rusia e mbështet Assadin duke thënë se ai duhet të qëndroj në pushteti derisa populli sirian përmes zgjedhjeve do ta zgjedhë liderin e vet.

XS
SM
MD
LG