Ndërlidhjet

Rusi: Janë vrarë tre persona të armatosur në Dagestan


Pamje nga një operacion të sigurisë në Dagestan

Policia në rajonin Dagestan në Kaukazin Verior të Rusisë sot i ka vrarë tre persona të armatosur gjatë të shtënave.

Policia tha se personat e armatosur ishin vrarë, pasi kishin hapur zjarr kundër oficerëve të policisë në qytetin Kizilyurt.

Nuk është raportuar për viktima në mesin e policëve.

Sot, po ashtu, persona të armatosur e të panjohur e kanë sulmuar një ekip të zjarrfikësve në Derbent të Dagestanit, duke i plagosur tre pjesëtarë të njësive të zjarrfikjes.

Zyrtarët lokalë thanë se dy prej tyre janë plagosur seriozisht.

Dagestani është i përfshirë nga dhuna vdekjeprurëse, e ndërlidhur me kryengritjen islamike, që origjinën e ka në dy luftëra separatiste në Çeçeni, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.

Krimi i organizuar, luftërat biznesore në terren, mospajtimet politike dhe rivalitetet klanore, po ashtu, i kontribuojnë gjakderdhjes.

Caqe pothuajse të rregullta të sulmeve janë myslimanët e moderuar, gazetarët, policët dhe zyrtarët qeveritarë.

XS
SM
MD
LG