Ndërlidhjet

Hetohet Marine Le Pen për postimet e saj në Twitter


Marine Le Pen
Marine Le Pen

Ministri i Brendshëm i Francë,s ka kërkuar sot nga policia gjyqësore që të merret me postimet e bëra nga liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila si përgjigje ndaj kritikave të një gazetari ka postuar fotografi të ekzekutimeve nga Shteti Islamik.

Le Pen ka komentuar në rrjetin Twitter në postimin e bërë nga gazetari Jean-Jacques Bourdin, mbi identitetin e partisë që e drejton ajo.

“Daesh është kjo”, ka komentuar Le Pen poshtë fotografive të postuara nga ajo e në të cilat shfaqen militantët islamikë.

Por, përpjekjet e saj për ta bërë një dallim në mes të partisë së saj anti-emigracionit dhe grupit militant Shteti Islamik, duket se kanë dështuar.

Incidenti vjen tri ditë pasi që Fronti Kombëtar i udhëhequr nga Le Pen ka humbur në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale.

I pyetur në Parlamentin e Francës rreth këtyre postimeve, ministri Bernard Cazeneuve, tha se e ka angazhuar policinë që të merret me përmbajtjen e postimeve të saj.

“Fotografitë e postuara nga ajo janë propagandistike”, ka thënë Cazeneuve.

Postimet e Le Pen ai i quajti të neveritshme dhe fyerje për të gjitha viktimat e terrorizmit.

Gazetari Jean-Jacques Bourdin, në emisionin e mëngjesit në radion franceze RMC të mërkurën ka diskutuar rreth ekstremizmit ndërsa në mënyrë të tërthortë, e ka bërë një lidhje në mes të Frontit Kombëtar dhe Daesh (akronim arab për Shtetin Islamik)

XS
SM
MD
LG