Ndërlidhjet

OKB diskuton rreth dhunës në Burundi


Ilustrim
Ilustrim

Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në OKB është duke diskutuar rreth dhunës në rritje në Burundi.

Diskutimi po bëhet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara me qëllim të dërgimit të një misioni ekspertësh për t’i vlerësuar abuzimet që po bëhen atje.

Seanca e sotme e Këshillit për të Drejtat e Njeriut vjen pak ditë pasi që së paku 87 persona u vranë gjatë sulmeve mbi objektet ushtarake në kryeqytetin Bujumbura.

Seanca gjithashtu po mbahet vetëm disa javë pasi Burundi është zgjedhur si vend anëtar, i 47-ti me radhë, i organizatës me bazë në Gjenevë.

Burundi po përballet me trazira që nga muaji prill kur presidenti, Pierre Nkurunziza, tha se do të kandidoj për mandantin e tretë.

Më shumë se 300 persona janë vrarë dhe më shumë se 215 mijë të tjerë janë zhvendosur.

OKB-ja ka frikë se Burundi po shkon drejt një lufte civile.

XS
SM
MD
LG