Ndërlidhjet

Universiteti Salzburgut revokon doktoratën e nderit të një shkencëtari


Pamje nga një ekspozitë në Berlin, tetor 2015
Pamje nga një ekspozitë në Berlin, tetor 2015

Unversiteti prestigjioz i Salzburgut në Austri, ka revokuar të enjten, doktoratën e nderit, për shkencëtarin Konrad Lorenz, fitues i Çmimit Nobel, për shkak të së kaluarës së tij naziste.

Lorenz ka vdekur në vitin 1989.

Në arsyetimin e dhënë, Uninversiteti ka cituar aplikacionin që Lorenz ka bërë në vitin 1938 për t’iu bashkuar partisë naziste, në të cilën ka thënë se “ka qenë gjithmonë “një shkencëtar national-socialist”.

Ai e ka fituar çmimin Nobel për mjekësinë në vitin 1973, së bashku me gjermanin, Karl von Frisch dhe britanikun, Nikolaas Tinbergen.

Ai u bë doctor nderi i Universitetit të Salzburgut në vitin 1983, por e kaluara e tij naziste ishte mbajtur e fshehte deri vonë.

Ky Universitet ka revokuar së fundmi doktoratën e nderit edhe për juristin gjerman, Wolfgang Hefermehl, për të cilin u tha se gjithashtu ka pasur të kaluar naziste, duke qenë pjesëtar i formacioneve famëkeqe naziste SS.

Hefermehl ka vdekur në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG