Ndërlidhjet

Austri: Një vajzë gjashtë vjeçare, në gjyq


Ilustrim
Ilustrim

Një vajzë gjashtë vjeçare po akuzohet në një gjykatë austriake për shkaktim të një aksidenti me ski, gjatë të cilit një grua ka pësuar dëmtime serioze.

Gruaja kërkon nga vajza dëmshpërblim prej 38,000 eurosh, si dhe për shpenzimet e ardhshme në trajtimet mjekësore që ndërlidhen me aksidentin.

Viktima në këtë rast thotë se ishte duke skijuar në një pistë, në resortin Hochhaedrich afër kufirit zviceran, kurse vajza kishte marrë kthesën dhe që të dyja ishin përplasur.

Një ekspert i pavarur i emëruar nga gjykata ka dëshmuar se asnjëra palë nuk ka pasur kujdes dhe që të dyja ndajnë përgjegjësinë.

Fëmijët rëndom nuk mund të mbahen përgjegjës në gjykimet civile në Austri, por akuzuesja në këtë rast po shfrytëzon një përjashtim ligjor, për aftësinë e fëmijës të dallojë pasojat e veprimeve që bën.

Vendimi pritet të merret vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG